Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tiranë/ Drogë dhe lojëra fati, arrestohet i riu, 2 të tjerë nën hetim

12:55 / December 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Tiranes1 657x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person është arrestuar dhe 2 të tjera janë vënë nën hetim gjatë ditës së sotme në Tiranë. Në pranga ka rënë një 26 vjeçar me 2 mbiemra të cilit i është gjetur drogë me vete. Nën hetim janë vënë edhe 2 persona të tjerë K. H., 21 vjeç dhe E. S., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”. Gjatë kontrollit në lokalin e njërit prej tyre u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotove sportive.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S. alias A. P., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të palejuara për lojrat e fatit, proceduan penalisht shtetasit: – K. H., 21 vjeç dhe E. S., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit K. H., shtetasit E. S., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotove sportive.

Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, proceduan penalisht shtetasin M. M., 36 vjeç për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi ka vendosur lokalin e tij në dispozicion për lojra të palejuara. Gjatë kontrollit të lokalit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat Drinvbox dhe një telefon celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“S’e harroj dot!”/ Vrasja në Korçë, dëshmitarja: E pashë djalin të shtrirë, gjaku i rridhte nga koka

21:41 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026

Sherr mes të dënuarve në burgun e Fierit, përfundojnë në spital. Si nisi konflikti

13:40 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.