Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tiranë-Durrës, në fillim të vitit nis zgjerimi i rrugës – Drejtori i ARRSH, Berberi: Në 2024 hapet Tuneli Llogarisë, përfundon Unaza Madhe

16:29 / November 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autostrade tirane durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fillim të vitit që vjen Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë punën për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës duke i dhënë zgjidhje trafikut në këtë segment dhe reduktuar ndjeshëm kohën e mbërritjes. Drejtori i përgjithshëm Ervis Berberi tha se paralelisht do të ndërhyhet edhe në rrugën e vjetër të Ndroqit, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që të kenë një alternativë dytësore.

Berberi tha në Scan se në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm është parashikuar po ashtu nisja e fazës së tretë dhe të katërt të zgjerimit të aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe ndërtimi i By passit të Elbasanit. Aktualisht në të gjithë vendin janë mbi 20 kantiere ndërtimi.

Vitin që vjen do të finalizohen edhe disa prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore, siç është ai i Unazës së Madhe të Tiranës si edhe Tuneli i Llogarasë, i cili do të hapet në verën e vitit që vjen. Sa i takon Rrugës së Arbërit, konkretisht ecurisë së punimeve në Tunelin e Murrizit, e konsideruar një pikë nevralgjike, kreu i ARRSH-së nuk preferoi të jap një datë për përfundimin e punës aty, por tha se ritmet janë të larta.

Me mjaft interes ndiqen edhe diskutimet sa i takon vendosjes së tarifave. Në 2016, BERZH i rekomandoi Qeverisë Shqiptare që të bëjë më pagesë 8 akse, përfshirë Elbasan-Tiranë, Rrugën e Arbërit, Tiranë-Durrës dhe Levan-Vlorë. Berberi tha se aktualisht nuk ka asnjë projekt për tarifimin e tyre dhe se vijon ti qëndrojë parimit se para çdo vendimmarje të tillë, duhet t’ju krijohet qytetarëve mundësia e akseve sekondare.

Aktualisht, me pagesë është vetëm rruga e Kombit, ndërsa tarifë do të të nisë të aplikohet edhe për autostradën Milot-Fier, duke qenë se ndërtimi i saj është marrë përsipër nga një kompani koncensionare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

“Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

10:30 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.