Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Mësohet se një grua është gjetur e vdekur pas gjashtë muajsh.
Ajo jetonte e vetme në një banesë të marrë me qira në Bulevardin “Gjergj Fishta”. Mësohet se qiranë ia paguante një shoqatë bën të ditur News 24, dhe ka qenë qiradhënësja që shkoi ta shihte 73-vjeçaren. Ajo ka lajmëruar menjëherë më pas policinë pasi e gjeti të pajetë.
