Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tiranë/ Goditet qendra e masazheve e administruar nga një 21-vjeçare, ishte kthyer në vatër prostitucioni

12:44 / March 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 622707df14bd9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë kësaj të mërkure, Policia e Tiranës ka prangosur tre vajza me akuzën e ushtrimit të prostitucionit. Ky operacion policor u finalizua pas një hetimi disa mujor nga uniformat blu, të cilët kishin konstatuar se në një ambient në kat të dytë të një pallati në rrugën “Luigj Gurakuqi” ushtrohej prostitucion.

Si fillim policia kapi një 21-vjeçare që e kishte regjistruar biznesin në emrin e saj dhe më pas dy vajza të tjera, njëra 26 vjeçe dhe tjera 25 vjeçe, të cilat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, si dhe pas transmetimeve të pamjeve filmike në një nga emisionet investigative, u finalizua operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;  E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasja S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit”, thuhej në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, pas hetimeve disamujore.

Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratorja.

Gjithashtu arrestohen në flagrancë punonjësja e qendrës së masazheve, së bashku me një klient.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, si dhe pas transmetimeve të pamjeve filmike në një nga emisionet investigative, u finalizua operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
– E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasja S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.