Dy persona të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në shtëpinë e një të moshuare duke vjedhur një shumë parash.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Myslim Keta” në kryeqytet.
“Gjatë natës, në rrugën “Myslim Keta”, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.
