Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tiranë/ I gjenden armë si “Sharrs”, shotgun, shpata antike e pistoleta me mulli, pranga 38-vjeçarit

09:56 / April 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arme 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar sot një 38-vjeçar në Tiranë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu sekuestruan një armë zjarri “Sharrs”, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika dhe një palë dylbi ushtarake. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim xhaxhain e tij për moskallëzim krimi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vila”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– E. M., 38 vjeç, banues në rrugën “Bajram Cela”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Arme 2 1
Arme 1

Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi A. M., 58 vjeç, xhaxhai i shtetasit E. M., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., në rrugën “Bajram Cela”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika, një palë dylbi ushtarake dhe një armë zjarri “Sharrs”, të cilën shtetasi E. M., e kishte fshehur në garazhin në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit A. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.