Kati i katërt i një pallati është përfshirë nga flakët para pak minutash në Kinostudio. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se pallati ndodhet pranë Komisariatit Numër 4. Ndërkohë zjarrëfikëset dhe ambulanca kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes.
Deri më tani raportohen vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende nëse në momentin e rënies së zjarrit kishte banorë brenda apartamentit.
