Një pengmarrje është tentuar të kryhet sot në Tiranë. Sipas policisë, 2 persona kanë marrë forcërisht në makinë një shtetas 34-vjeçar. “Blutë” e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve të cilët ishin autorë të kësaj pengmarrjeje.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç”, thotë policia.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe arsyen se përse e kanë marrë me forcë në makinë 34 vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
