Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tiranë/ Policia arreston pesë persona, dhunë ndaj bashkëshorteve dhe…

15:16 / May 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pranga grua
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu, njëri prej të arrestuarve akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa katër të tjerët për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.Arrestohen dhe 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Z. C., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. Z., 22 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Bulevardi Blu” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

– J. N., 49 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Nënkalimi i Kodrës së Dellit” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.32 mg/l;

– G. G., 50 vjeç, pasi në Surrel është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.31 mg/l;

– B. K., 50 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.82 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin

15:58 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.