Sondazhi i Eduard Zaloshnjës sheh fituese Partinë Socialiste në qarkun e Tiranës me 18 mandate, krahas 11 mandate të demokratëve. Interesantja në sondazh janë 8 mandatet për partitë e reja, ndërsa asnjë mandat për partitë e tjera të vjetra.
Në krahasim me 2021, PS mbetet po aty me 18 mandate, ndërsa PD në atë kohë kishte 15 mandate.
Partitë e reja nuk kishin asnjë mandat, ndërsa parti të tjera të vjetra kishin 3 mandate: 1 PSD dhe 2 LSI, të cilat sondazhi i nxjerr pa asnjë deputet nëse zgjedhjet bëhen sot.