Një e moshuar që është rrëzuar në rrugë në “Komunën e Parisit” ka humbur jetën.
85-vjeçarja e paidentifikuar është rrëzuar vetë në rrugë dhe më pas është dërguar me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Por për shkak të plagëve të marra nga rënia në tokë ndërroi jetë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme (19 korrik).
“Në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë e cila u dërgua menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjendje të rëndë shëndetësore si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia përdhe rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë,”-raporton policia.
E moshuara me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura, mbante një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj.