Policia e Tiranës bën të ditur se gjatë natës në zonën e njohur si blloku i vilave të VIP-ave është tentuar të digjen dy mjete të parkuara.
“Më datë 26.10.2021, gjatë natës, në rrugën e “Vilave”, në fshatin Lundër, dyshohet se kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.
