Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tiranë/ Zbulohet rrjeti i prostitucionit online. Punonjëset japin dëshmi tronditëse: Pinim qetësues, përdornim lodra seksi…

11:30 / October 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
preview
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Tiranës mori dëshmitë e 9 vajzave, pjesë e një rrjeti prostitucioni virtual të cilat ofronin shërbime seksi përmes internetit.

Ato përdornin një banesë në kryeqytet, duke ofruar shërbime online, mes të cilave shpjeguan se si klientë të ndryshëm ju kërkonin veprime të ndryshme kryesisht të mbanin në fytyrë maska, por edhe të përdornin kamzhikë e zinxhirë.

Njëra prej tyre për shkak të stresit që kishte kaluar në atë kohë kishte nisur të kurohej me “xanax”, përmendet në dosjen që Gazeta “Si” disponon. Bazuar në hapjen e gjykimit që u krye në gjykatë, në fashikull përmendet se ndaj të akuzuarave është ngritur akuza e ushtrimit të prostitucionit.

E akuzuara e parë e kishte emrin online Artemisa. Ajo ofronte shërbime me natyrë seksuale përmes internetit thotë prokuroria. Për këtë qëllim ajo rekrutoi të akuzuarat e tjera me emrat Irena, Klea, Kristina, Jonida, Elvana, Entela, Ejona dhe Xhesi. Për gjetjen e tyre rekrutuesja bëri njoftim në gazetë dhe pas pranimit ato hynin në faqen Jasemin ku kontaktonin me meshkuj të ndryshëm për shërbime seksuale online.
Qendra Jasemin.com thotë prokuroria gjendet në Luksemburg, por ajo ju hapte karta për pagesën e punës në payaner dhe firs choise.

Njëra nga vajzat me pseudonimin Niki tregoi në gjykatë:

“Punova shtatë-tetë muaj në chat, vajza kryesore më tregoi se çfarë pune do të bëja, të zhvishesha para kameras, të zotëroja gjuhën angleze. Rroga më shkonte 40 deri në 50 mijë lekë në muaj (të reja)”.

Prokuroria tha se përpos 51 lodrave seksuale të gjetura në apartament, ku kompjuterët ishin ndarë me perde nga njëri-tjetri, janë sekuestruar edhe komunikimet chat live.
Vajza tjetër shpjegon se pasi kishte parë njoftimin në gazetë ku thuhej se kishin nevojë për operatore, kishte aplikuar menjëherë.

“U prezantova me vajzën që kishte lënë numrin në gazetë, quhej Laura. Kur u takuam në kafe pranova, se isha pa punë, shkuam menjëherë te shtëpia dhe aty pashë vajza të tjera të zhveshura para kompjuterit”.

Vajza shton se ka duruar vetëm dy muaj në këtë punë dhe se pagesa shtohej në varësi të aftësisë për të mbajtur klientin online. “Në chat quhesha Klara dhe bëja çfarë kërkonte personi në anën tjetër. Ata ishin të vetmuar, në apartament kishim sandale me taka shumë të larta, zinxhirë e objekte seksuale si te filmi “50 Hijet e Greyt”.

Vajza tregoi se pas kësaj pune, ajo kishte vazhduar jetën dhe thotë: “Jam martuar dhe askush nuk e di në familjen time çfarë pune bëja, ata ende mendojnë se punoja në call center”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan konfirmon Eric P. Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

08:14 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

17:01 / August 5, 2026

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.