Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur në Tiranë, një ditë pas përplasjes fatale me dy të vdekur.
Mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 22:25, një triçikël është përplasur me një makinë në rrugën “Bardhyl”. Mësohet se triçikli që udhëtonte nga rruga “Qemal Stafa” drejt rrugës “Bardhyl” humbi kontrollin dhe doli në anën tjetër të korsisë, duke përplasur një automjet, sikurse duket edhe në pamjet e publikuara.
