Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vend, kësaj rradhe në Berat. Një 48 vjeçare është përplasur nga një automjet në vendin e quajtur “Ura e Hanit”, Berat.
“Në rrugën Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit”, shtetasi E.M, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L.S., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën,” njoftoi policia.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
