Veç Francës edhe qeveritë e disa vendeve të tjera europiane pritet të shpallin ashpërsimin e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Pas rikthimit të maskave në ambientet publike javën e kaluar, Italia pritet të shpallë ndalimin e festave private, aktiviteteve sportive amatore dhe grumbullimeve të tjera shoqërore, teksa shifrat e infektimit po kthehen në nivelet e periudhës mars-maj, kur vendi u shndërrua në vatrën kryesore të botës pas Kinës.
Ndalimin e grumbullimeve pritet t’a shpallë edhe Gjermania.
Çekia që konsiderohet si vendi me ritmin më të lartë të përhapjes në përpjestim me numrin e popullsisë, pritet të shpallë ndalimin e të gjitha aktiviteteve kulturore e sportive si dhe mbylljen e bareve e restoranteve pas orës 8 të darkës.
Edhe Britania e Madhe pritet të shpallë karantinën në disa lokalilete.
