Një tjetër tërmet i fortë ka goditur vendin rreth mesditës. Bëhet fjalë për lëkundje me magnitude 4.5 ballë të shkallës Rihter me epiqendrën afër Gjirit të Lalëzit, rreth orës 13.14.
Mjaft lëkundje janë ndjerë me intensitet të lartë pas atij të mëngjesit të sotëm në Tiranë, me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter me viktima, dëme të konsiderueshme materiale dhe qindra të plagosur.