Një tjetër tragjedi ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në vend.
Një 66-vjeçar me iniciale V.N. është mbytur teksa ishte duke notuar në plazhin e Kavajës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Ndërkohë, kujtojmë se një ngjarje e njëjtë u regjistrua pak minuta më parë edhe në plazhin e Borshit, ku një pushues i moshuar u nxor pa shenja jete nga uji.