Gjykata e Vlorës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për topografin i Bashkisë Himarë, Elton Marko, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni.
Seanca gjyqësore drejtohet nga relatore Herila Cela. Këtë masë sigurie kërkoi edhe prokuroria, të cilën e vendosi edhe gjykata.
Topografi i bashkisë akuzohet se ka falsifikuar aktin e marrjes së tokave në pronësi dhe se ka përdorur formularin për regjistrimin e një toke, të cilën më pas e shiti.
Për tjetërsim të pronësisë, në zonën e Dhërmiut është arrestuar dhe ish-kreu i Kadastrës, Klodian Troci dhe vartësit e tij.
