Pesë nga gjashtë të arrestuarit të akuzuar për tjetërsimin e pronave me vlerë 8 milionë euro në bregdetin e Himarës, Dhërmiut dhe Gjilekës janë lënë në burg.
Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë të pandehurit, Artur Duni, Arqile Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi dhe Denis Kokoveshi.
Ndërsa për shtetasen Vasilo Mehili u dha masa “detyrim paraqitje”, me arsyetimin se ishte e vetmja grua mes të arrestuarve.
Ndërkohë është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie” për ish-kreun e qarkuat, Anesti Dhimojani.
