Në një kohë që kreu i shtetit depozitoi padinë e dytë në Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën të ditur se këshilli bashkiak do të mblidhet të hënën për të diskutuar projektin për ndërtimin e godinës së re.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak janë njoftuar për mbledhjen e së hënës në orën 11.00, ndërkohë që gjatë fundjavës do të mblidhen komisionet përkatëse.
“Të hënën ora 11h do t’i prezantoj Kësh. Bashkiak planet për Teatrin e Ri. Por, kjo video DUHET parë si një dëshmi, për të kuptuar çfarë po vendosim e pse kundërshtohet nga të njëjtët njerëz që kanë zgjedhur të bllokojnë çdo punë të mirë të Tiranës! Ju pres të hënën! FORCA!”, shkruan kreu i bashkisë së Tiranës.
