Një grua shtatzënë, ndërkohë nënë e dy fëmijëve është dhunuar në sy të të miturve në shtëpinë e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Marinaj të Elbasanit mbrëmjen e të enjtes. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes Gega.
E zonja shtatzënë, ka qenë së bashku me fëmijët në momentin që persona me maska kanë hyrë brenda. Bashkëshorti i saj ishte në punë në momentin e ngjarjes.
Ata e kanë dhunuar e madje i kanë prerë dhe flokët. Gjithçka ndodhi në sy të fëmijëve. E reja në gjendje të rëndë psikologjike ka njoftuar policinë e më pas është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
