Një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë. Paraprakisht raportohet për gjashtë persona të vdekur dhe 20 të plagosur. Është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për ndjerrjen e pasagjerëve të tjerë nga autobusi të cilët kishin mbetur të bllokuar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca dhe zjarrfikëse. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Ministria e Brendshme për numrin e të lënduarve.
Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës.