Shqipëria është kthyer në kryefjalën e Europës dhe sot do të zbarkojnë figura të larta politike. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë sot Vlorën, një ditë pasi në Himarë zbriti këshilltari i kryeministrit Rama, ish-kryeministri britanik Tony Blair me një helikopter në Himarë.
Në qytetin e Himarës po sot do të zbarkojë kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis ku pritet të mbajë një protestë pro Fredi Belerit, që ndodhet në burg edhe pse është fitues në zgjedhjet lokale në Himarë. Bakojanis ka planifikuar të flasë në një tubim të madh të grekëve të Himarës të hënën në mbrëmje.
Meloni mund të vizitojë qytetin bregdetar me një mjet privat. Nuk dihet ende qëllimi i vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama, dhe bëhet fjalë për një vizitë private. Për vizitën e Tony Blair nuk ka shumë detaje, por ish-komandanti i Focave Detare Artur Meçollari tha se ardhja e Tony Blair në Shqipëri është për biznes.
