Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

‘Tony Montana’ shqiptar shpallet fajtor për vrasjen e pestë

18:20 / March 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
106106042 hi053067988
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar, i cili përdori pseudonimin e “Tony Montana”, një nga karakteret e filmit “Scarface” të Al Paçino, është shpallur fajtor për vrasjen e tij të pestë.

Mane Driza është shpallur fajtor për vrasjen e Stefan Bledar Mone në një banesë në veri të Londrës në qershor 1999.

Mone i cili priste të bëhet baba, mbeti i vdekur me 120 plagë pas një sulmi “brutal dhe të pamëshirshëm” me thikë.

Driza, tani 41 vjeç, u arratis më pas për një periudhë trevjeçare në Evropë, ndërsa ditën e djeshme siç shkruan BBC, gjykata e Old Bailey e shpalli atë fajtor .

Driza, 21 vjeç në atë kohë (1999), u tha shokëve të punës në Watford se donte të vriste bashkëkombësin e tij shqiptar, madje duke i kërkuar njërit prej tyre që ta shoqëronte të blinte një thikë.

Prokuroria tha se një thikë biçak, një thikë djathi dhe një kazmë e vogël u përdorën për vrasje.

Miku i viktimës, Zoe Blay, u përball me një “skenë të tmerrshme” kur e gjeti trupin e tij të nesërmen dhe ishte në gjendje ta identifikonte të ndjerin vetëm nëpërmjet rripit që mbante.

‘Vrasje në zemrën e tij’

Vrasja erdhi dy vjet pasi Driza, i cili gjithashtu përdorte emrin Sokol Drenova, vrau një burrë dhe djalin e tij në një fshat të Shqipërisë dhe iku në Britani nëpërmjet një emrin tjetër, shkruan BBC.

Ai arriti atje në gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17 vjeçar i ikur nga Kosova.

Pas vrasjes së z. Mone – viktima e tij e tretë – ai iku në Itali, ku qëlloi dhe vrau dy burra në një bar në Catania, gjashtë muaj më vonë. Ai u përpoq të vriste një burrë të tretë në bar.

Në vitin 2001, në Shqipëri, Driza u dënua në mungesë për “vrasje me paramendim” së bashku me të atin.

Në qershor 2002, ai u dënua në Sicili për vrasjen e shqiptarëve Artan Maskaj dhe Albert Blushaj, si dhe vrasjen në tentativë të Lefter Maskajt.

Përfundimisht, më 31 maj të vitit të kaluar, Driza u ekstradua në Britani të Madhe.

Vendimi përfundimtar për vrasjen në Britani pritet të jepet më 3 prill dhe siç shkruajnë mediat britanike, Driza pritet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Al Paçino
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Operacioni ‘Basti i Fundit’, AMP godet aktivitetin e dyshuar të basteve sportive pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen pajisje elektronike

15:33 / July 7, 2026

Dhunoi të miturën dhe më pas të ëmën, arrestohet 15-vjeçarja në Fier, i shkaktoi lëndime fizike

11:56 / July 7, 2026

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 2026

Dosja “Partizani” Dëshmon në GJKKO, si ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa/zbardhen diskutimet në sallë

12:40 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.