Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Topalli i befason të gjithë me lëvizjen e saj të fundit: Të mërkurën do i bashkohem…

12:25 / October 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Topalli 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-numri dy i Partisë demokratike, Jozefina Topalli do të nisë një angazhim të ri politik. Për ABC News, ish kryeparlamentarja demokrate rrëfen se do t’i bashkohet “Lëvizjes për ndryshim”, një projekt i ri politik të cilën do ta bëjë publik të mërkurën e 28 tetorit.

“Unë nuk do rri të bëj sehir. Nuk kanë qëndruar as në vitin 97 kur kam rrezikuar jo një herë por disa herë të lija dhe fëmijët e mi jetim. Nuk do bëj sehir as sot. Dhe as nuk impresionohem nga asnjë sjellje enveriste! Dëgjoj sulmet e një pale e pastaj të palës tjetër që për karriget e tyre merren vesh aq bukur dhe më kujtojnë vetëm fletërrufetë e kohës së vjetër. Unë të vërtetat e mia me parti pa parti do t’i them .E vërteta është Liria ime. Të mërkurën do i bashkohem një grupi që quhet “Lëvizja për Ndryshim”.

Pa zbuluar shumë nga projekti i ri në të cilin do të angazhohen, Topalli flet për formatin e lëvizjes në të cilin do të bëj pjesë.

“Nuk është Parti. As ka lidhje me Parti. Ata shohin që vendi po boshatiset. E shohin si dramë dhe duan ta bëjnë kauzën e tyre. Unë do ti mbështes. Po të ketë iniciativa të tjera, lëvizje të tjera që synojnë të mirën e njerëzve e të vendit prapë do ti mbështes. Por ajo nuk është Parti. Por që të kesh frikë nga partitë në pluralizëm më çudit e më bën të mendoj”.-thotë ajo.

Topalli shprehet e bindur se nuk do të tradhtoj parimet e forcës ku u angazhua për më shumë se dy dekada, por nuk i kursen rezervat për sulme që sipas saj po bëhen nga selia blu ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

“Angazhimi im në çështje publike dhe politike është i gjatë. Për paradokset e historisë sonë, në fakt ka qenë e përcaktuar që para se të lindja. Ndaj dhe kam thënë se unë kam qenë me Partinë Demokratike që para se të lindja. Kjo ka qenë e lidhur me historinë dhe fatin e familjes sime, të qytetit ku kam lindur e rritur dhe të vendit tim. Unë jam në bindje europianiste. Nuk sulmoj faqen e Facebook të SHBA apo të ambasadorëve të tjerë të perëndimit kur punët e karriges nuk shkojnë mirë, përmes rrogëtarëve të kunatit”.

Të mërkurën Lëvizja për Ndryshim pritet të prezantojë projektin e saj politikë. Pjesë e këtij formacioni të ri pritet të jenë të rinj dhe pedagogë të paangazhuar në politikë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.