Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Topalli: S’kam ambicie. Kjo është parti që ka treguar se është e Berishës

21:39 / March 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topalli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen, në PD po lëvizin ujërat se kush do të jetë kryetari i ri. Ish-kryetarlamentarja Jozefina Topalli thotë se nuk ka ambicie për të qenë kryetare e selisë blu, pasi sipas saj PD-ja e ka treguar se është e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo më herët ka thënë se rikthehet në PD kur të ikë Basha, por sot mendon ndryshe.

“Unë kam thënë se kur të ikë Lulzim Basha, unë do të kthehem në PD. Shumica kanë ardhur tek ato kauza që unë kam ngritur gjatë viteve. Unë do të dëshiroja që të mbështesja një proces të sinqertë dhe të vërtetë me kushtin që të gjithë ata që kanë mbështetur Lulzim Bashën gjatë kësaj periudhe të tregojnë që distancohen nga politika e klientelizmit me vepra. Unë besoj në bashkime vlerash, nëse kjo do bëhet, unë do të jem e përfshirë”,-tha në një intervistë për Mirela Milorin në “Tv Klan”.

Do të thotë se do të ktheheni në PD?

Topalli: Unë nuk jam larguar kurrë nga Partia Demokratike. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë. Janë të tjerët që po afrohen tek unë.

Do të mbështesnit Berishën për kryetar të PD-së?

Topalli: Unë do të mbështes mekanizimin e votës që është i vetmi instrument që të jep legjitimitet.

A keni ambicie për të qenë kryetare e Partisë Demokratike?

Topalli: Jo, e prerë jo! Nuk kam ambicie për të qenë kryetare e PD, kjo është parti që ka treguar se është e Sali Berishës. Të thuash të kundërtën është si të gënjesh veten. Më pëlqen apo nuk më pëlqen, ky është realiteti.

ambicje partia e berishes Topalli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla vijon takimet me Diasporën, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së flet nga Italia: Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm

15:35 / November 16, 2025

14 mln € fatura e largimeve të padrejta nga puna në 2024, ministritë “lumë” shkarkimesh dhe në 2025

15:00 / November 16, 2025

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

20:48 / November 15, 2025

Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet: S’ka pushim, do të çlirohen të tëra pa përjashtim

19:29 / November 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.