Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Topalli tregon pengun e saj të madh: PD-në e kam mbrojtur me kallash tek koka, është një dhimbje e madhe që…

09:27 / November 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fbcc17dc782f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jozefina Topalli se si e ka mbrojtur Partinë Demokratike duke vënë edhe jetën e saj në rrezik. 

Ish-kryeparlamentarja shtoi se do t’i rikthehet jetës politike, duke ndjekur të njëjtat parime dhe duke marrë vendime të forta.

“Sot ajo nuk është partia demokratike që unë kam ëndërruar dhe kur e them këtë më beso se është një dhimbje e madhe, janë 20 vite të jetës sime investim tek ajo forcë politike nga e cila shumica e viteve kanë qenë në opozitë”, tha ndër të tjera Topalli.

“Kur kishim ëndërra dhe kishte idalizëm unë isha vetëm kur shkoja në jug të mbroja partinë demokratike, jo me fjalë me vepra, jo një herë po muaj të tëra dhe me kallash te koka. Sot ajo nuk është partia demokratike që unë kam ëndërruar dhe kur e them këtë më beso se është një dhimbje e madhe, janë 20 vite të jetës sime investim tek ajo forcë politike nga e cila shumica e viteve kanë qenë në opozitë. Unë flas me fakte nuk flas me fjalë, unë dua që të këtë një parti demokratike, kur them demokratike me parimet e partisë, ajo mund ta ketë emrin ndryshe “Lëvizja për Ndryshim” dhe e ka pikërisht ashtu për të sjellë ndryshimin, për të sjellë ca vlera demokratike, për të sjellë besimin te njerëzit, për të sjellë shërbimin ndaj interesit publik dhe jo interesit privat. Unë nuk besoj te partia e kunatit sikurse nuk besoj te kundërshtari im politik, Edi Rama apo Ilir Meta. Unë nuk mund të shkoj pas partisë së kunatit dhe dua të jem e vërtetë me veten time dhe shqiptarët. E kam thënë dhe do e them unë nuk mund të jem peng i kryetarëve, i asnjërit, përsa kohë unë do të kem liri, unë do të them atë që mendoj dhe e vërteta ime, është liria ime. Nëse në jetën time politike kam pasur disa vendime të forta, dhe kam patur vendime të forta, edhe kur kam qenë në opozitën e parë, edhe kur kam qenë kryetare e parlamentit, edhe kur kam qenë në parlament e rrethuar me krim, është për shkak se gjërat i kam thënë dhe bërë ashtu siç unë i kam besuar.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.