Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Topi në derë të BE-së, ambasada holandeze: Politika e vizave mbetet e njëjtë deri në marrjen e një vendimi

13:41 / May 31, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
ambasada holandeze
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas dorëzimit të letrës së përfaqësuesit të përhershëm të Holandës në BE, ka reaguar edhe ambasada holandeze në Tiranë.

Në një njoftim në rrjetet sociale ajo bën të ditur se kjo kërkesë erdhi më 16 prill si pasojë e shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar. Ndërkohë që tashmë Komisioni Europian do të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim. Komisoni do të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian mbi rezultatet e këtij vlerësimi.

Lexo edhe- Holanda bën hapin zyrtar, dorëzon në BE kërkesën për pezullimin e regjimit pa viza

Megjithatë, thekson ambasada, Hollanda e vlerëson bashkëpunimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Të dyja vendet po punojnë në fuqizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Ajo qetëson qytetarët se deri në marrjen e një vendimi nga autoritetet e BE-së, nuk do të ketë asnjë ndryshim për lëvizjen e lirë.

NJOFTIMI I AMBASADËS HOLANDEZE NË TIRANË

Parlamenti Hollandez i kërkoi Qeverisë hollandeze në datën 16 Prill të aktivizonte mekanzimin e pezullimit të vizave për Shqipërinë për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar.
Për ta ekzekutuar këtë mocion, qeveria Hollandeze i dërgoi një letër njoftuese Komisionit Europian në datën 31 Maj.

Në këtë letër, Komisionit i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Hollanda dhe në konsultim me vendet anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar.

Hollanda e vlerëson bashkëpunimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Të dyja vendet po punojnë në fuqizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Në vijim të letrës njoftuese, Komisioni Europian do të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim. Komisoni do të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian mbi rezultatet e këtij vlerësimi.

Deri në një njoftim tjetër, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: qytetarët shqiptarë mbajtës të një pashaporte biometrike nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

ambasada holandeze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rezultatet deri tani në mesnatë, PS prin votimet

00:43 / May 12, 2025

Përplasja Këlliçi-Braçe, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e PS-së

00:05 / May 12, 2025

Sa mandate pret PS nga Elbasani? Mazniku: 9 është e sigurt, nga ora 02:30 do të ketë një trend të rezultateve

23:21 / May 11, 2025

Braçe për Këlliçin: Bandat e tij sulmuan zyrën e PS, tërhoqën zvarrë gra e goditën një burrë

23:10 / May 11, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.