Është rrëzuar me 51 vota kundër dhe me 15 pro, rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë në kuvendin e republikës së Shqipërisë.
Duket se mes deputetëve socialistë ka pasur edhe një “rebel” i cili ka votuar pro kësaj rezolute duke iu bashkuar votave të opozitës.
Mësohet se bëhet fjalë për deputetin Ilir Ndraxhi i ciki ka votuar pro rezolutës që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.
Nga ana tjetër, në një përgjigje kundrejt Berishës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i përmendi ish-kryeministrit se ka qenë ai që e ka furnizuar me naftë kontrabandë Serbinë.
