Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tradhtarët e përsosur

20:46 / June 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seksk cift
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alberto Caputo, Alessandro Calderoni, Silvia Jun e Paolo Baron janë autorët e një libri me titullin mbresëlënës “Tradhtar i ndyrë. Si të dallosh gjurmët e tradhtisë!”.

Aty përshkruhen 3 llojet e tradhëtarëve të përsosur sipas tyre.

Le t’i shohim këto lloje.

Serialët

Ata janë tradhëtarë të pandërgjegjshëm, të pabesë, të specializuar. Tradhtia e tyre nuk ka të bëjë me cilësinë e jetës në çift, është thjesht gjenetike.

Seksin apo personin me të cilin përfshihen jashtë lidhjes e trajtojnë si trofe. Ata ta fusin në shtëpi rezultatin pa shumë skrupuj.

Herët a vonë hormonet e tyre fitojnë ndaj çdo lloj ndjenje.

Ata gjithashtu e vendosin veten si në një shitje, ndjekin filozofinë e “më ka ndaluar frymëmarrja”. Qahen vazhdimisht se nuk janë mirë.

Kujdes me ta kur flasin për dikë (një koleg apo një fqinj) me përçmim ose e shajnë.

Po të venë në gjumë, pikërisht me “të përçmuarin” do të të tradhtojnë.

Paralelët

Mbajtjen e këmbës në dy (ose më shumë) këpucë e kanë bërë një profesion. Në të njëjtën kohë si marrëdhënien kryesore (martesa ose bashkëjetesa), ata menaxhojnë edhe të tjerat dhe e arrijnë shumë mirë këtë.

Me bilanc të përsosur, ata kalojnë nga një shtrat në tjetrin pa bërë gabimin më të vogël. Nuk ngatërrojnë emrat, nuk humbasin datat e ditëlindjeve dhe jubileve.

Motivi i tyre është “afektiv-relacional”, në kuptimin që ata me të vërtetë besojnë në të.

Ata ndahen në monogamë (burra ose gra që kanë një dashnor historik) dhe poligamistë, kryesisht meshkuj. Poligamistët mund të ndjekin modelin e haremit (të gjitha së bashku me role të ndërrueshme) ose modelin e arkipelagut (çdo ishull një femër).

Rastësorët

Ata veprojnë për hakmarrje, për të ndëshkuar një grua-shtrigë ose një burrë-padron. Ata tradhtojnë për hakmarrje dhe janë të ndarë në dy nën-kategori, mes personave të zakonshëm dhe “maceve të mëdha” (të cilat janë kryesisht gra).

Të parët janë ata që tradhtojnë vetëm nëse u ofrohet mundësia në një pjatë të argjendtë. Vetë nuk marrin iniciativa, nuk marrin përgjegjësi. Sa për macet, dinake si macja e shtëpisë, bëjnë sikur po flejnë në shtrat. Por i bëjnë sytë katër, gati për të rrëmbyer prenë e parë interesante që kalon.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.