Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trafik i madh në hyrje të Elbasanit, Policia: Ka ngadalësim të lëvizjeve të mjeteve, kemi shtuar patrullat

15:37 / August 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Rrugore Elbasan1 770x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore në Elbasan informon për situatën në Rrethrrotullimin e Bradasheshit këtë të shtunë, ku është krijuar radhë automjetesh. Për momentin ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve, pasi ka fluks të madh makinash në drejtim të Korçës apo jugut të vendit. Po ashtu, Policia Rrugore njofton se ka shtuar patrullat e policisë për menaxhimin e trafikut.

”Policia Rrugore e Elbasanit masa të shtuara për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Korcës dhe zonave bregdetare të jugut. Policia Rrugore ka rritur prezencën me patrulla të shtuara në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Rrogozhinë, për të eleminuar vonesat në lëvizje si pasojë e parakalimeve të gabuara apo ngadalësimit të lëvizjes në hyrje të Elbasanit dhe te rrethrrotullimi në Bradashesh.

Deri në këto momente, nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim. Në ndihmë të shërbimeve të qarkullimit rrugor janë dhe forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të cilat vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këto akse rrugore të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës”, njofton Policia Rrugore e Elbasanit.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas një grua teksa po kalonte rrugën

19:22 / September 3, 2026

Pronari i “Delta” në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur

16:18 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.