Aurel Vula, një prej mjekëve të dyshuar për trafik ilaçesh anti COVID nga Italia në Shqipëri dhe falsifikim recetash për shërbim mjekësor në vendin fqinj, është bashkëshorti i juristes së njohur Zhaklina Peto, e cila ka qenë edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.
Skema e mashtrimit është zbuluar nga Antimafia në Milano dhe Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK në të cilën 82 pacientë shqiptarë kanë përfituar me dokumente të falsifikuara shërbime shëndetësore nga spitalet në Itali. 6 në burg, 3 në masën ‘arrest shtëpie’ dhe 1 ‘detyrim paraqitje’ janë masat e ekzekutuara nga autoritetet italaine, ndërsa pjesa tjetër e të dyshuarve janë në hetim në gjendje të lirë dhe disa prej 82 të dyshuarve janë shpallur në kërkim.
Në mesin e të hetuarve rezultojnë 3 mjekë shqiptarë mes tyre mjeku Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj. Rezulton se Aurel Vula është mjek pediatër rheumatolog, i cili punon pranë Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme.