Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafikantët e drogës qëllojnë me armë në Bulqizë, policia sekuestron drogë (VIDEO)

17:05 / April 30, 20173 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drogebulqize
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Autorët që udhëtonin dy me motor dhe dy me automjet   nuk iu bindën urdhrit të Policisë Kufitare për të ndaluar  por janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë Kufitare.

Gjatë ikjes me shpejtësi, dy shtetasit që udhëtonin me motor dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia Kufitare është vënë në ndjekje të tyre ku ka bërë të mundur kapjen  dhe arrestimin e dy shtetasve së bashku me automjetin e tyre të fshehur në një rrugë dytësore.

“Gjatë kontrollit të zonës përreth  ku ishin fshehur autorët Policia gjeti dhe sekuestroi katër thasë të mbushur me pako me lëndë narkotike Marijuanë me peshë rreth 105 kilogramë.

Rreth orës 23.30 në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë), shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në  kufirin e gjelbër   kanë konstatuar një motorr dhe një automjet që po lëviznin me shpejtësi  në drejtim të kufirit me Maqedoninë.

Policia ka tentuar të ndalojë motorrin dhe më pas automjetin por nuk ka mundur pasi janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e  punonjësve të patrullës  së Policisë. Gjatë momentit të largimit me shpejtësi, dyshohet se pasagjeri i motorrit ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë kërkuar përforcime.

Si rezultat i ndjekjes dhe kontrollit të zonës është bërë e mundur që  në një rrugë dytësore, policia të gjejë dhe bllokojë automjetin si dhe të arrestojnë në flagrancë drejtuesin e automjetit dhe pasagjerin që udhëtonte me këtë mjet. Po në vijim të kontrollit të zonës, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 4 thasë, ku brenda tyre kishte 15 pako më lëndë narkotike , gjithsej rreth 105 kilogramë Marijuanë.

Ndërkohë vijon kontrolli i zonës për gjetjen e motorit dhe kapjen e dy personave që qarkullonin me të. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Narkotikët në Dejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Narkotikët, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasëve: 

Ridjan Miftari, 26 vjeç, banues në Gjoricë Bulqizë, (drejtues i automjetit me të cilin transportohej lënda narkotike). B. I., 17 vjeç, banues në Zall-Strikçan, Zerqan (pasagjer në automjetin që transportohej lënda narkotike). Gjithashtu po në vijim të veprimeve  u bë shpallja në kërkim  e shtetasve   A.XH, dhe B.O, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 105 kg lëndë narkotike marijuanë, automjeti tip “Fiat”, si dhe dy telefona celularë. Ndërkohë në vendngjarje vijon puna për gjetjen e gëzhojave si dhe të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër në ikje e sipër pasagjeri që qarkullonte me motor. Specialistët për Narkotikët në D.V.P. Dibër po bashkëpunojnë me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë  për  zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, -thuhet në njoftimin e policisë.

1c1ed097 dae9 4676 94f9 c2aff3cb924d 1493558092 721560
6904d7b3 74d0 4423 b9a2 eede6f53311a 1493558092 3305834
f1e99873 15ab 48a3 a4a8 ec7508a0e112 1493558092 7877811
e86208a8 0530 44bf bfb6 3e403ba73ed5 1493558092 9440616
9dc5de6f 8fb3 4564 bca3 4fff03d7b6c2 1493558090 3971807

bulqize Droge Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rënie e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare pas sinjaleve nga bisedimet SHBA–Iran

10:24 / June 22, 2026

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Francë, takim me Macron në Pallatin Élysée

10:15 / June 22, 2026

“Daily Express”: Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga Britania

10:10 / June 22, 2026

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, temperaturat në nivele rekord për muajin qershor

09:21 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.