Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trafikantët ofrojnë “paketa me ulje” për emigrantët që duan të shkojnë në Britani

18:22 / September 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trafikante
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trafikantët po i ofrojnë emigrantëve të dëshpëruar ulje çmimi për të kaluar Kanalin Britanik, në këmbim të “punës skllavëruese” në Mbretërinë e Bashkuar.

E përditshmja The Sun, duke cituar zyrtarë dhe burime franceze, shkruan se ata që i mbijetojnë udhëtimit me varkat e vogla të rrezikshme bëhen “pronë” e bandave të krimit të organizuar.

Emigrantët detyrohen të punojnë nëpër lavazhe apo ferma kanabisi që janë në pronësi të këtyre rrjeteve, në mënyrë që të paguajnë borxhin.

Më pas, të porsaardhurit, detyrohen që të qëndrojnë në kthetrat e gangsterëve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë lidhje me trafikantët në Francë.

“Për të ulur çmimin e udhëtimit, emigrantët mund të punësohen në Britani nga organizatat kriminale, nga të cilat do të varen për vite me radhë. 

Hetuesit britanikë kanë zbuluar shumë emigrantë të cilët punojnë nëpër lavazhe. Përgjatë viteve ata paguajnë borxhin e tyre“, tha prokurori francez Pascal Marconville.

Një burim në Calais i tha The Sun se bosët e këtyre bandave dhe emigrantët, përpara udhëtimit firmosin “një pakt”. “Me pak fjalë ata janë pronë e bandave të trafikantëve dhe gangsterëve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Çmimi i këtij udhëtimi varion nga 1 mijë deri në 10 mijë paund, pasi ofrohet në paketa të ndryshme.

“Dikush që e paguan borxhin duke bërë punë të parregullt, vlen shumë më shumë se ulja që i ofrohet atij për udhëtimin”, shtoi burimi.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, emigrantët pa leje për të bërë punë të ligjshme, mund të shfrytëzohen dhe të detyrohen në skllavëri moderne, ose të bëhen pjesë e botës së krimit në mënyrë që të mbijetojnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.