Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafikanti i kokainës Donaldo Lushaj diplomohet për “agro-biznes” nga qelia e burgut. Pedagogia: Leksionet online

18:08 / May 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Donald Lushaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Lushaj pret të diplomohet në korrik të këtij viti në degën menaxhim agrobiznes pavarësisht dënimit me 10 vjet e 8 muaj burg për trafik kokaine. Nga qelitë e Peqinit ai ndjek leksionet online ndërsa përfundimi i studimeve ka mbetur peng i një përgjigje nga Drejtoria e burgjeve për praktikën profesionale.

Akuzat për trafik kokaine nuk e kanë penguar 30-vjeçarin Donaldo Lushaj të ndjekë universitetin nga qelia e burgut të Peqinit ku madje pret të diplomohet në korrik të këtij viti. Pas arrestimit në shkurt 2018, për trafikimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, 30-vjeçari ka zgjedhur t’i vijojë studimet e larta edhe në kushtet e privimit të lirisë.

Ai ishte regjistruar si student I fakultetit të ekonomisë në vitin 2012-2013, por studimet nuk i mbylli dot brenda 3 viteve. La disa provime dhe disa lëndë për frekuentim.

Gjatë tri viteve të para të dënimit, ai kërkoi të vijonte arsimimin dhe në 27 tetor 2021 mori aprovim për rinisjen e studimeve në degën menaxhim agrobiznes në Universitetin Bujqësor në Kamëz. Nga ambientet e burgut ku duhet të vuajë 10 vjet e 8 muaj heqje lirie, ndoqi online nëpërmjet platformës Zoom 2 module dhe i kanë mbetur dhe 2 provime.

Në lidhje direkte online gjatë kohës ku studentët po ndiqnin leksionet nga auditorët e shkollës ishte dhe Donaldi I heshtur nga qelia, që vetëm dëgjonte. Një nga pedagoget e tij tregon se e memorizon shumë mire Donaldin si një nga rastet e veçanta ku mësimi jepet në kushte të pazakonta.

“Ju e dini që kemi shumë student ndonjëherë dhe e kemi të vështirë për të memorizuar , por në këtë rast Donaldin e ka memorizuar sepse është rast I veçantë. Mendoj që Donaldi është bërë student më I zellshëm tani që është në kushtet e izolimit sesa më përpara. Në lëndën time me provimin që dha e pashë që kishte studiuar. Mori shtatë. Nuk u krijuan data të veçanta për ta . Provimi u bë në kohë reale I mbikëqyrur nga unë, por dhe punonjësi social.” -tha pedagogia e tij.

Nga burgu i Peqinit ku po vuan dënimin e tij Donaldo Lushaj pret të diplomohet në korrik nëse arrin të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj universitetit. Një ndër këto detyrime është kryerja e praktikës profesionale. Në kushtet ku ndodhet 30-vjeçari, Universiteti Bujqësor i ka sugjeruar Drejtorisë së Burgjeve që i riu të kryejë praktikën në administratën e Burgut në mënyrë që i riu të ketë mundësi të marrë diplomën e Bachelorit që po i shkon një dekadë.

“Sigurisht situata është e paprecedentë në sensin që studenti është i dënuar është I izoluar . Ne zakonisht I dërgojmë studentët në biznese për të realizuar praktikën profesionale. Në rastin e Donaldit duke marr parasysh rrethanat kemi kërkuar nëpërmjet punonjësit social të burgut të Peqinit që të mundësohen rrethanat që Donaldi ta kryej praktikën profesionale tek administrata e burgjeve . Presim përgjigje nga punonjësi social I Burgut të Peqinit lidhur me këtë çështje.” – tha zv.rektori.

Pavarësisht ndjekjes së studimeve nga qelia, përgjigja e Drejtorisë së Burgjeve për kryerjen apo jo të praktikës profesionale është vendimtare për diplomimin e Donal Lushajt nga qelia.

Sot në burgjet shqiptare janë 14 të burgosur që kanë lënë përgjysmë studimet e larta. Ndër ta vetëm dy prej tyre kanë paraqitur kërkesë për të vijuar shkollimin. /Report

Donald Lushaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.