Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë

13:09 / August 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy 21-vjeçarë në Korçë janë arrestuar për trafik emigrantësh. Njëri prej tyre po transportonte 5 emigrantë në furgonin e tij dhe refuzoi t’i bindej policisë për të ndaluar.

Efektivët iu vunë në ndjekje, ndërsa i riu ia arriti të largohej në fshatin Gurishtë duke braktisur furgonin, por u kap pas pak orësh.

I njëjti skenar ndodhi edhe me 21-vjeçarin tjetër të arrestuar në Qatrom. Policia zbuloi se i riu i fshihte emigrantët në një ndërtesë të braktisur në fshat dhe më pas i dërgonte drejt Tiranës në këmbim të parave. Në furgonin e tij, të cilin gjithashtu u përpoq ta braktiste, u gjetën 6 emigrantë.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë/Finalizohen dy operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantët që vijnë nga vendet e treta

1.Operacioni policor i koduar “Route 2”, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Korçë.

2.Operacioni policor i koduar “Qatromi”, si rezultat i një hetimi disajavor, të zhvilluar me metoda proaktive nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Korçë.

-Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë operacionit policor të koduar “Route 2”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Tren, Devoll, ku, brenda automjetit, kishte 5 shtetas nga vendet e treta dhe nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Gurishtë, ky shtetas ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet.

Pas disa orësh kërkimesh, 21-vjeçari është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6 Tiranë.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me F. P. “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda proaktive dhe të bazuar në informacione operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Qatromi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 21 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas i ndihmonte shtetasit e huaj të strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, në fshatin Qatrom, Korçë, dhe më pas bënte transportimin e tyre me automjet drejt Tiranës, kundrejt vlerës monetare.

Në momentin e konstatimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Policisë dhe ka tentuar të braktisë automjetin, brenda të cilit u kapën 6 emigrantë nga vendet e treta. Shtetasi S. D. u kap disa metra larg automjetit nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale për të dy operacionet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

21 vjecare arrestohen dy emigrante trafikonin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tritol në derën e një banese në Fushë-Krujë, flakët përfshijnë edhe makinën e pronarit

11:10 / August 16, 2026

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në Elbasan, arrestohet autori! Shënjestra i shpëton atentatit në lokal

17:34 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në një lokal në Elbasan, personi nxjerr armën dhe e drejton ndaj një tjetri

17:21 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.