Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, koka e kartelit shqiptar të drogës del në përgjimet e anëtarëve të Ndrangheta-s

17:21 / August 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eldi Dizdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emri i Eldi Dizdarit i njohur edhe si Denis Matoshi, kryetari i bandës shqiptare të drogës “Kompania Bello” ka dalë sërish në disa përgjime të anëtarëve të grupit të “Ndrangheta-s”, të arrestuar para disa muajsh në Itali dhe Gjermani. Pas hetimeve disavjeçare, autoritetet gjermane dhe antimafia italiane çuan në arrestimin e 32 mafiozëve të dyshuar në Itali dhe Gjermani, mes të cilëve edhe një nga anëtarët e klanit, Sebastiano Giorgi i njohur si “Bacetto”.

Bacetto ishte i vendosur në qytetin gjerman të Überlingen dhe drejtonte një restorant italian të frekuentuar nga turistët, i cili në fakt ishte një mbulesë për biznesin e tij tjetër, drejtimin e një rruge të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine në Evropë. Pikërisht në bisedat për trafikun e drogës të të arrestuarve, gjatë përgjimeve u përmend edhe emri i Denis Matoshit (Eldi Dizadri).

Përmes Bacetto-s shumë anëtar të tjerë të Ndrangheta-s kanë kontaktuar me Denis Matoshin , një nga bosët e kartelit shqiptar “Kompania Bello”. Matoshi udhëhoqi një bandë shqiptarësh në Roterdam dhe Antwerp, e cila mbikëqyri dërgesën e kokainës në Evropë nëpërmjet Amerikës Latine”, thonë mediat spanjolle.

‘Kompania Bello’ u shkatërruar pas një hetimi 5 vjeçar nisur më 2015 pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari, i cili është arrestuar në Dubai me emrin e rremë Denis Matoshi dhe pritet që të ekstradohet në Itali. Dizdari akuzohet për trafik droge mes Amerikës së Jugut dhe Evropës, ndërsa gjatë operacionit për arrestimin e tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit u sekuestruan 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

Si funksiononte karteli “Kompania Bello”?

Report tv mëson se për vite me radhë importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin të ndarë, nga shitësit me shumicë te bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Ato kontrollonin të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës, 40-vjeçari i identifikuar si Dritan Rexhepi me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Italia, Hollanda dhe Shqipëria, organizuan shpërndarjen në të gjithë Evropën.

Si pastronin paratë?

Kriminelët pastronin paratë e tyre me një skemë të mirëmenduar. Ato sillnin lekët nëpërmjet sistemit të remitancave (paratë e dërguara nga emigrantët). Nëpërmjet pikave të transferimit të parave, ato dërgonin paratë në këto agjenci në vende të caktuara. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Kështu ato nuk linin asnjë gjurmë të dyshimta, duke pastruar kështu miliona euro përmes këtij sistemi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut

13:00 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

12:51 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.