Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar çmimin me drejtorin e MEICO. E gjen veten në një takim me bossin e “Albademil” Mihal Delijorgji, Ylli Pinarin dhe një djalë të ri misterioz që iu duk sikur ishte shefi i tyre. Ata i kërkuan të nxirrte nga loja Trebickën dhe biznesin e paketimit do ta merrte Delijorgji. Kjo u zbulau në përgjimet e bisedave telefonike mes Diverolit dhe Trebickës
Diveroli: Nuk të hoqa unë nga kjo punë. E kupton këtë? Nuk kam unë gisht këtu.
Këtu është Pinari që ma kërkoi, është ai që po më detyron, unë kurrë nuk e kam mbështetur këtë vendim. Unë jam shumë, shumë i nervozuar. Jam shumë i shqetësuar.
Trebicka: A po punon ai akoma me Henry Tomein?
Diveroli: Besoj se po punon akoma me Henrin.
Trebicka kuptoi se ishte futur në një biznes me njerëz të fortë. Për më tepër, aktiviteti ishte problematik në raport me ligjet e SHBA. Ai nisi të mbledhë prova.
“Unë duhet të isha tepër i kujdesshëm e duhet të mbroja veten, kur e ndjeva antyrshëm, pasi mu thanë faktet e takimeve sekrete, në vende që nuk ishin dhe nuk përfaqëosnin interesa shtetërore, duhet të merrja masa, të grumbulloja dokumentacion për të mbrojtur personalitetin tim dhe biznesin tim që në të ardhmen cfarëdo të kishte, unë të dija se si të mbroja veten” u shpreh Kosta Trebicka, Biznesmen/ Arkivë 2008
“Tregtia që është bërë në kuptimin që duhej bërë me sinqeritet me partnerët edhe ajo ka caluar, ka element që krijon dyshime që subë për interes të rritjes financave në kuadër bashkëpunimit si vend aspirant i NATO-s por ka element përfitmi personal nga njerëzit që janë marrë” u shpreh Shkëlqim Hajdari, Ish-Kryeprokuror i Apelit Tiranë
Trebicka kishte informuar Nju York Times mbi aferën, që nisi investigimet në Tiranë. Ai kishte dëshmuar para zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes mbi mashtrimin me fishekët kinezë. Përgjimet e Trebickës implikuan rëndë djalin e kryeministrit Berisha.
Diveroli: Kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë..
