Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një person ka vrarë nusen e djalit, bashkëshorten tij dhe më pas edhe veten.
Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në sy të një vajze të vogël, vetëm 2 vjeçe, e cila dyshohet se ka qenë mbesa e autorit të krimit të trefishtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ndërsa policia ende nuk ka bërë me dije rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Gazeta “Express” shkruan se autori i krimit është shtetasi me inicialet H.K, i njohur edhe më parë nga organet e policisë, pasi rreth një vit më herët, ai kishte tentuar sërisht të vriste bashkëshorten e tij
