Një i ri rreth 21-vjeç është mbytur në kanalin e Pojanit të Fierit teksa ishte duke peshkuar me shokët. Bëhet fjalë për Hamit Senkën. “Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H.S, 21 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e policisë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
