Mëngjesin e sotëm lajmi se një çift i sapomartuar kishin vendosur ti jepnin fund jetës së bashku tronditi vendin. Olsiani dhe Rezarta Hajdari ishin martuar vetëm të dielën e shkuar ndërkohë në shtëpinë e tyre dekoret e dasmës nuk janë hequr ende.
Olsiani është ende në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është ende e rëndë, ndërsa Rezarta mbërriti e pajetë në spital.
Në shtëpi duket sikur gjithçka ka ngecur në kohën para se ata të dy të kryenin këtë veprim mister. Paja e nuses e pahapur, ndërkohë që krevati ku u gjetën të dy të rinjtë ka sipër mbulesën e bardhë.
Askush nuk di asgjë se çfarë ndodhi me çiftin e ri dhe pse ndërmorën një veprim të tillë ekstrem. Ndërkaq pritet që policia të hedhë dritë mbi ngjarjen që tronditi fshatin Xhyrë të Librazhdit.




