Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë. 3 persona humbën jetën pas shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ndodhi në Ostren të Madh.
Spas informacioneve të Policisë, tre viktimat janë 40-vjeçarja R.Toljat dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali).Ata janë gjetur pa shenja jetë dhe dyshohet se janë asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol.
Aktualisht kërkohet ndërhyrja me helikopter për të transportuar personin që ka mbetur i plagosur.