Tragjedia e ndodhur dje në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier ishte e rëndë dhe sot, familjarëve u duhet të futin në dhe viktimat e kësaj ngjarjeje. Të dyja ceremonitë mortore janë zhvilluar sot, ndërsa Fatjon Hoxha, djali i Xhevairit që ishte dhe vrasësi i nuses së tij, ka zgjedhur të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe jo të nuses që i ati ia vrau me thikë.
Sigurisht që përcjellja për në banesën e fundit të 61-vjeçarit dhe 30 vjeçares janë bërë të ndara nga njera-tjetra, por djali ka zgjedhur babanë. Fatjoni ka qënë prezent për të futur të atin e tij në dhe, duke mos marrë pjesë në ceremoninë mortore të Merushes, ndonëse kjo e fundit u masakrua nga i ati i Fatjonit sepse nuk e pranonte lidhjen e tij me të.
