Mesazhe të shumta ndërkombëtare ka pasur për tragjedinë që po përjeton Shqipëria pas goditjes nga tërmeti 6.4 ballë i shkallës rihter.
Së fundi është ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, i cili ka postuar në rrjetin social twitter, një mesazh në gjuhën shqipe.
“Në këto orë të vështira, mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar”, shkruan Tsipras. Greqia ka dërguar ndërkohë ekipe të emergjencave civile në Shqipëri për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë.