Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Fierit mesditën e kësaj të marte. Krimi monstruoz në familje ndodhi rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, ku shtetasi Xhevair Hoxha, 61 vjeç, raportohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe.
Pasi ka kryer krimin e rëndë në shtëpi 61 vjeçari ka varur veten në një pemë pas banese.
Policia njofton:
“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. Nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje.
