Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy mësuesve në aksin rrugor Memaliaj – Krahës.
Janë zbuluar identitetet e viktimave. Një është Leonard Sako ndërsa së bashku me të ka gjetur vdekjen edhe një grua e moshës 35-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila 2 km larg qytetit të Mamaliajt, ndërkohë që mësohet se makina me të cilën udhëtonin mësuesit ka rënë në një kanal.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut që çoi në kètë aksident.
