Një aksident tragjik ka ndodhur në Mallkuç të Krujës, ku një person duke drejtuar mjetin e tij në oborrin e banesës, ka aksidentuar mbesën e tij 2-vjeç, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për procedurat e mëtejshme dhe marrjen në pyetje.
“Krujë/Informacion paraprak: Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Krujës.
