Një e moshuar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një treg publik në Kalambaka të Greqisë mesditën e kësaj të premteje.
80-vjeçarja, e cila shiste produkte në treg së bashku me bashkëshortin e saj, u përplas aksidentalisht për vdekje nga ky i fundit.
Sipas mediave greke, bashkëshorti i të ndjerës mori kamionin për të ngarkuar produktet që i kishin mbetur në banak. Mirëpo, siç pretendon ai, ka humbur kontrollin e mjetit, duke marrë përpara me makinë gruan e tij dhe tre persona të tjerë.
80-vjeçarja ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, ndërsa tre të tjerët ndodhen në spital të plagosur.
