Në rajonin e Gjirit, pranë brigjeve iraniane ka ndodhur një tragjedi e rëndë ku një anije mallrash nga Emiratet e Bashkuara Arabe me afro 30 anëtare në bord raportohet të jetë mbytur. Nga sa raportohet në mediat e huaja, autoritetet e Iranit kanë nisur menjëherë operacionin për të shpëtuar anëtarët e ekuipazhit të kësaj anijeje.
“Një anije mallrash e Emirateve që transportonte automjete u mbyt rreth 50 kilometra nga porti i Assaluyeh në provincën Bushehr dhe është nisur një operacion për të shpëtuar 30 anëtarë të ekuipazhit,” u shpreh një zyrtar iranian.
An UAE ship laden with a large cargo of cars sank 30 miles from the Iranian port of Asalouyeh.#Iran#Emirates
— HoseinMortada-English (@HoseinMortada1) March 17, 2022
pic.twitter.com/yQEAT1Qp90 pic.twitter.com/abQ4SpZKVL
Deri tani, raportohet se anëtarët e ekuipazhit janë në ujë. Ata janë të veshur me jelek shpëtimi dhe janë ende gjallë duke pritur që një anije iraniane të shkojë dhe t’i marrë.
Ndërkaq, si shkak për mbytjen e anijes dyshohet se janë bërë, erërat e forta të cilat kanë shkaktuar stuhi në Gji dhe probleme në lëvizjen e anijeve.
